SHBA pritet t’i rikthejë Irakut 17 mijë artefakte të plaçkitura gjatë pushtimit
Shtetet e Bashkuara do të kthejnë mbi 17 mijë artefakte antike të plaçkitura pas pushtimit të Irakut nga SHBA në 2003, përfshi dhe një tabletë balte nga Eposi i Gilgameshit i cili daton 3.500 vite më parë, konfirmuan autoritetet irakiane të martën.
Dhjetëra mijëra objekte antike u zhdukën nga Iraku pas pushtimit nga forcat amerikane në 2003 me qëllim rrëzimin e regjimit të Saddam Husseinit. Shumë të tjera u plaçkitën ose u shkatërruan nga Shteti Islamik, i cili gjatë 2014-2017 sundonte një të tretën e vendit.
Autoritetet amerikane që po punojnë për rikthimin e këtyre sendeve me vlerë nënshkruan një marrëveshje me Bagdadin për të rikthyer objektet me një vlerë të çmuar historike nga tregtarë privatë dhe muze të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, deklaroi Ministria e Kulturës së Irakut.
“Një tabletë asiriane pritet të kthehet nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA e cila aktualisht është nën një sërë procedurash ligjore. Ne shpresojmë ta rikthejmë sa më parë artefaktin e famshëm, e njohur si tableta e Gilgameshit,”, u shpreh ministri i Jashtëm Fouad Hussein.
Design by Euronews Balkans
Autoritetet gjetën tabletën e Gilgameshit në vitin 2019 pasi doli në një ankand dhe u ble nga një tregtar veprash arti në Oklahoma, e më pas u ekspozua në një muze në Uashington.
Eposi i Gilgameshit është një përrallë e sumerëve, një prej qytetërimeve më të rëndësishme të Mesopotamisë, dhe konsiderohet si një ndër veprat e para të letërsisë botërore.
Trashëgimia antike e Irakut është shkatërruar pas vitesh të tëra konflikti, plaçkitjesh e vjedhjesh, veçanërisht pas viteve 2014, ku mijëra sende me vlerë ende konsiderohen të humbura.
Me ndihmën e disa agjencive ndërkombëtare, autoritetet irakiane kanë arritur të gjurmojnë e të rikthejnë disa prej relikteve arkeologjike.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.