Kalendari “Pirelli 2022” mbledh artistë të shumtë, mes tyre Rita Ora
Cher, Iggy Pop, Jennifer Hudson dhe Rita Ora janë ndër artistët kryesorë, të cilët do të jenë pjesë e kalendarit “2022 të Pirelli”, i 48-ti në histori.
Artisti kanadez Bryan Adams është njeriu që qëndron pas aparatit për kalendarin e këtij viti.
I titulluar “On The Road“, “Cal” i Adams – siç i referohen shpesh dhe shkurtimisht kalendarit – kombinon muzikantë nga zhanre, kombësi dhe mosha të ndryshme në kompozime të xhiruar gjatë verës së vitit 2021 në Los Angeles dhe Capri të Italisë.
Pamjet në Los Angeles u filmuan në rrugët e qytetit, në Teatrin e Pallatit dhe Chateau Marmont, me fotografi të marra në Hotel La Scalinatella në Capri.
Në një deklaratë për mediat, krijuesi kanadez zbuloi se titulli dhe tema e kalendarit bazohen në 45 vitet e fundit të turneut të tij – me kohën e kaluar duke pritur në hotele, duke udhëtuar dhe duke qëndruar në prapaskenë.
Kalendari i Adams është versioni i 48-të i botimit ikonik dhe shënon kthimin e tij pasi u pezullua vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.
Artisti fitues i shumë çmimeve bashkohet me një klub të veçantë fotografësh që kanë xhiruar “The Cal“, përfshirë Mario Testino, Annie Leibovitz dhe Terence Donovan. “On The Road” do të dalë në treg në Nëntor 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
- 17:47 Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton