Zjarret “djegin” fondin e Emergjencave, gjysma e 2021 shkoi për përmbytjet e janarit

6 Gusht 2021 | 17:11

Në janar të vitit 2021, Shqipëria u përball me reshje, që çuan në përmbytjen e qindra hektarë tokave bujqësore në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë. Vetëm në Shkodër fatura e dëmeve arriti në 365 milionë lekë, sipas vlerësimit që bëri bashkia, një faturë kjo që vetë pushteti lokal nuk e përballoi me paratë e veta. Kjo faturë dyfishohet, me Lezhën e Durrësin.

Shqipëria renditet ndër vendet me risk të lartë në përballjen e fatkeqësive natyrore.

Zjarret e javës së fundit dëshmojnë se bashkitë, por edhe qeveria nuk ka forcë për të përballuar katastrofa të këtyre përmasave. Buxheti i Shtetit ka dhënë për Emergjencat Civile këtë vit 1.26 mld lekë, 500 mln prej të cilave janë ndarë për pushtetin lokal.

Por, formula për bashkitë favorizon ato më të populluarat, dhe jo ato me risk më të lartë nga fatkeqësitë natyrore. Vlora dhe Gjirokastra kanë humbur qindra ha pyje, kullota, madje edhe banesa. Këto dy qarqe, kanë vetëm 20 mln lekë në dispozicion dhe me siguri do të kërkojnë shtesë nga fondi i qeverisë për situatën.

Kjo e fundit, po përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të frenuar zjarret, madje edhe me ndihmë nga Europa, por njëkohësisht po përballet edhe me Kontrollin e Lartë të Shtetit, i cili ka njoftuar nisjen e një tjetër auditi, pas atij të vitit të kaluar, ku u nxor në pah mungesa e mjeteve, stafit dhe paaftësia për identifikimin e rreziqeve. Në këto kushte, tejkalimi i faturës së dëmeve, do të shtojë borxhet e prapambetura për ministrinë e mbrojtjes që sot arrijnë në 2 mld lekë, ose do të imponojë ndryshimin e buxhetit për herë të pestë brenda vitit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026