Lionel Messi i jep lamtumirën Barcelonës mes lotësh: Nuk e imagjinoja se do ikja kështu

8 Gusht 2021 | 12:31

Lionel Messi nuk i përmban lotët kur duhet t’i japë lamtumirën Barcelonës.

Teksa hyn në sallën ku duhet të japë fjalimin e lamtumirës, dhe ku ndodhen trofetë e skuadrës, argjentinasi shpërthen në lot, duke iu dashur pak minuta para se të flasë për herë të fundit në klubin spanjoll.

“Është vështirë për mua pas kaq shumë vitesh, pasi kalova të gjithë jetën time këtu. Nuk jam gati, nuk është sikundër e kisha menduar. Duhet të them lamtumirë pas 21 vitesh, largohem së bashku me gruan time dhe tre fëmijët, të cilëve u kam premtuar se është një mirupafshim. Ky klub ka qenë shumë i mirë me mua, më ka dhënë kaq shumë. Kemi kaluar shumë gjëra të bukura”, u shpreh futbollisti.

Pak ditë më parë Barcelona bëri me dije largimin e tij me arsyetimin se nuk mund të përballonte më pagesën e shifrave të larta. Tifozë të shumta që mbanin fanellën me numër 10 u mblodhën jashtë stadiumit të ‘Camp nou’.

“Dhashë gjithçka për këtë fanellë që të ishte më e mira në botë. I jam mirënjohës ngrohtësisë që kam marrë nga njerëzit. Falenderoj shokët e mi që janë këtu, nuk e kisha menduar kurrë këtë lamtumirë, nuk e dija se do të shkonte kështu. Do të doja të flisja nga fusha për të ndjerë ovacionet e fundit të tifozëve të mi, më kanë munguar shumë gjatë pandemisë”, – shtoi më tej 34-vjeçari.

Gjatë fjalimit Messi nuk zbuloi se cilat ishin planet e tij, por gazeta franceze ‘L’Equipe’ raportoi se fituesi i ‘Topit të Artë’ mund të bashkohej me Paris St Germain.

Messi, i cili u bashkua me ekipin e të rinjve të Barcelonës në moshën 13-vjeçare, është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, fitues gjashtë herë i Topit të Artë, dhe i ka siguruar ekipit spanjoll shumë fitore në disa kampionate.

Kontrata e tij e fundit, sipas një raporti të El Mundo e nënshkruar në vitin 2017, ishte më fitimprurëse në sportin botëror. Revista ‘Forbes’, në vitin 2021 e ka renditur 34-vjeçarin si sportistin e dytë me fitimet më të larta në botë, me 130 milionë dollarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026