Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë vijon të rritet

8 Gusht 2021 | 15:35

Rastet pozitive të COVID-19 në Kosovë janë rritur ndjeshëm ditëve të fundit dhe kjo prirje ka shtuar shqetësimin e autoriteteve shëndetësore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën, ndërsa janë evidentuar 269 raste të reja. Numri i të shëruarve vijon të mbetet i ulët në krahasim me rastet e reja.

Përkatësisht 25 pacientë të prekur me coronavirus janë shëruar, duke e çuar numrin total të tyre në 105.757, që nga fillimi i epidemisë.

Muaji gusht në krahasim me korrikun ka shënuar një rritje të shpejtë të rasteve aktive me coronavirus.

Aktualisht sipas institucioneve shëndetësore në të gjithë vendin numërohen 1903 raste aktive.

Specialistët shëndetësore thonë se shtimi i infektimeve lidhet me përhapjen e variantit “Delta” të COVID-19.

Pavarësisht se me ritme të ulëta, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vijon të aplikohet tek ato grupe shoqërore, që cilësohen si më të rrezikuarit nga infeksioni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026