Udhëtimi në kohë pandemie, vizitorët duhet të dëshmojnë dokumente imunizimi, rrezikojnë gjoba

10 Gusht 2021 | 12:07

Të shkosh me pushime në këtë kohë pandemia nuk është aspak e lehtë.

Një udhëtim në Holandë fillon me një kontroll të rastësishëm nga policia në kufi.

Udhëtarët do të duhet të dëshmojnë nëse janë vaksinuar kundër Sarscov 2, kanë një certifikatë imunizimi, ose kanë një rezultat negativ të testit COVID. Nëse nuk e provojnë një gjë të tillë gjobiten me 95 euro.

Nëse destinacioni është Franca, për të hyrë në bare apo restorante po ashtu duhet të keni dëshmi COVID-19.

Kodet Quick Respone që vërtetojnë statusin e imunitetit janë të nevojshme si për vendasit, ashtu edhe vizitorët e huaj që duan të shijojnë një kafe, një drekë, apo edhe nëse duan të udhëtojnë me tren.

E gjithë kjo është pjesë e një plani qeveritar për të inkurajuar më shumë njerëz që të vaksinohen kundër COVID-19 dhe të ngadalësojnë një rritje të infeksioneve.

Në Finlandë vaksinimi tani përfshin edhe fëmijë 12-15 vjeç. Ata lejohen të vendosin vetë nëse duan ta marrin vaksinën apo jo. Profesionisti i kujdesit shëndetësor që administron dozën vendos nëse fëmija është mjaft i pjekur për të bërë zgjedhjen.

Vaksinimi  është çelësi për të hyrë në Kanada. Vizitorët amerikanë kaluan një ditë më parë kufirin Kanada-SHBA, duke brohoritur për  rihapjen e kufirit më të gjatë tokësor në botë, 17 muaj pasi të gjitha udhëtimet jo thelbësore u ndaluan për të ngadalësuar përhapjen e virusit

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026