Zgjedhjet në 26 shtator në Gjermani, AFD dhe Të Gjelbrit hapin fushatën

11 Gusht 2021 | 09:52

Gjermania bëhet gati të hyjë në fushatë zgjedhore, duke u përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme të cilat mbahen në 26 shtator.

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë është pjesë e garës. AFD ka filluar fushatën e saj, duke përfituar nga pozicioni i saj si një kampion i rezistencës ndaj kufizimeve të coronavirusit.

“Dhe kjo industri frike, kjo industri frike përhap frikë dhe terror. Të dashur bashkatdhetarë me këtë frikë dhe panik  është bërë edhe politika në këtë vend prej shumë vitesh. Frika nga energjia bërthamore, frika nga apokalipsi i klimës, gripi i shpendëve dhe derrave, duke u djegur në ferrin e ngrohjes globale, lëndët djegëse fosile dhe natyrisht virusin e supozuar vrasës COVID-19”, u shpreh Tino Chrupalla, kreu i partisë Alternativa për Gjermaninë.

Të Gjelbrit po ashtu kanë nisur të vendosur rrugën e fushatës.

Sipas sondazheve ata renditen të dytët pas aleancës konservatore të CDU/CSU të Angela Merkel.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ne duhet të largohemi nga qymyri, duhet të investojmë në energjinë e erës, ne nuk duhet të premtojmë vetëm turbina me erë, ne duhet t’i ndërtojmë ato. Ne kemi nevojë për panele diellore në çati”, tha Annalena Baerbock, kandidate e partisë së Gjelbër për kancelare.

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të kandidojë për një mandat të pestë. Partia e saj ka zgjedhur Armin Laschet, guvernatorin e shtetit të Nordrhein-Westfalen, si kandidatin e saj për t’u bërë kancelari i ardhshëm i vendit

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Të paktën 55 persona u mbytën në Francë, ndërsa përpiqeshin të freskoheshin nga nxehtësia rekord, tha Ministrja e Sportit Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria...
10:14 | 26/06/2026

Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike

Një grua ka vdekur dhe një vajzë 8-vjeçare po lufton për jetën e saj pasi një tren u përplas me një makinë në një kalim hekurudhor në...
09:20 | 26/06/2026

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham kur të përfundojnë rinovimet me vlerë 369 milionë paund vitin e ardhshëm. Pallati,...
08:34 | 26/06/2026