Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
Analisti Valon Berisha, i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës, PDK, po kalon një lloj anomalie të brendshme politike, e cila po ndikon në mungesën e një qëndrimi të prerë lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Sipas tij, partia është në pritje të vendimit të Gjykatës së Hagës për lirimin e ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, një vendim ky që pritet të shpallet brenda pak ditësh.
“Në fakt edhe Partia Demokratike e Kosovës është në një anamolie të brendshme politike të saj. Sepse nga njëra anë është po me të drejtë thoni ju, kur pritet vendimi për lirimin e zotit Thaçi dhe Kadri Veselit dhe të tjerëve, pritet me padurim ky vendim, i cili do të shpallet brenda pak ditëve. Po në anën tjetër, gjithashtu Partia Demokratike e Kosovës e ka një kryetar i cili ka bërë të ditur për opinionin e gjerë që do të ketë një thirrje për një kuvend zgjedhor e të tjera brenda brenda PDK-së.
Gjithashtu duke parë edhe pozicionin e aktorëve të tjerë brenda PDK-së, mendoj që edhe kryetari i tanishëm nuk është, nuk është dhe nuk do të jetë në gjendje që të dalë me një qëndrim të fuqishëm nga PDK-ja në mënyrë që të ketë eventualisht një koalicion apo një bashkëpunim me Vetëvendosjen. Dhe mendoj që kjo nuk do të jetë e mundur”, u shpreh ai.
Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët
Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane! Ç’është më mirë për Kosovën?
Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë
- 09:58 “Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt
- 09:57 Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët