Rreth 900 infektime ditore me COVID-19 në Kosovë

11 Gusht 2021 | 15:33

Numri i infektimeve me coronavirus në Kosovë po rritet nga dita në ditë. Në 24 orët e fundit një qytetar ka humbur jetën dhe 888 të tjerë janë konfirmuar pozitivë më COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i të shëruarave në krahasim me rastet pozitive mbetet dhjetëra herë më i ulët dhe kjo prirje po ndiqet me shqetësim nga ekspertët shëndetësorë.

Konkretisht rezulton se 38 persona janë shëruar, ndërsa janë kryer 6086 teste të dyshuara.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë injektuar 521.737 doza vaksinash, ndërsa 174.991 prej tyre kanë marrë të dyja dozat.

Përhapja e variantit “Delta” ka bërë që rastet aktive të rriten me shpejtësi. Aktualisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë në të gjithë vendin numërohen 3.489 raste aktive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026