Vijon ofensiva e talebanëve, pa përkrahjen e SHBA dhe NATO, afganët largohen nga shtëpitë

12 Gusht 2021 | 14:16

Me dhjetëra afganë, mes tyre gra dhe fëmijë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi kryengritësit talebanë vijojnë të pushtojnë vendin, duke marrë nën kontroll kryeqytetet krahinore. Agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara UNICEF bën me dije se mbi 400.000 njerëz janë zhvendosur, ndërsa 18 milionë të tjerë kanë nevojë  për ndihma. Militantet talebanë pushtuan edhe qytetin Ghazni, kryeqytetin e nëntë krahinor që ata kanë marrë nën kontroll brenda një jave.

Inteligjenca amerikane tha se kryeqyteti Kabul, vetëm 150 km në verilindje, mund të bjerë në duart e kryengritësve brenda 90 ditëve. Shpejtësia e përparimit të talebanëve ka shkaktuar akuza të shumta mbi vendimin e Presidentit amerikan Joe Biden për të tërhequr trupat amerikane dhe për të lënë qeverinë afgane të luftojë vetëm.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se nuk është penduar për vendimin, duke shtuar se forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që kryejnë komplote kundër Perëndimit. Bisedimet  mes SHBA-së dhe talebanëve fillojnë në Afganistan si pjesë e një përpjekjeje të fundit për të vendosur paqen në vend.

Kjo është mbledhja më e madhe që nga fillimi i negociatave dy vjet më parë, me përfaqësues nga BE, Kina dhe Rusia. Ata pritet të kërcënojnë talebanët me një ndërprerje të lidhjeve diplomatike dhe ndihme nëse kryengritësit marrin kontrollin e Afganistanit. Dy të tretat e Afganistanit janë nën kontrollin e talebanëve. SHBA dhe NATO pas 20 vitesh vendosën të përfundojnë misionin në Afganistan dhe në fund të muajt tërheqin të gjitha forcat ushtarake, duke shtuar pasigurinë në këtë rajon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026