Situata e zjarreve në vend, shpërthime që frikësojnë banorët në Dropull
Edhe gjatë ditës së sotme, në Shqipëri janë shënuar disa vatra zjarri, të cilat janë mbajtur nën kontroll.
Një zjarr i rënë në fshatin Dropull i poshtëm gjatë orëve të mesditës, është shoqëruar me disa shpërthime që kanë frikësuar banorët. Pas mbërritjes së zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë, zjarri është vënë nën kontroll, por ende nuk është konfirmuar nëse shpërthimet kanë ardhur si pasojë e disa granatave që kanë ngelur nga Lufta e Dytë botërore, apo kanë qenë bombola gazi të hedhura mes plehrave.
Situata e zjarreve ka qenë më aktive në veri të vendit, ku në fshatin Shemri të Kukësit, është duke u punuar edhe me helikopter nga ajri.
Po me helikopter, është ndërhyrë edhe në Malin e Tërbunit në bashkinë e Pukës, ku janë të angazhuar zjarrfikës dhe forca të ushtrisë në fikjen e flakëve që kanë përfshirë sipërfaqen pyjore, duke rrezikuar kurorën.
Ndërkohë që është riaktivizuar një vatër zjarri në fshatin Thirrë në bashkinë Mirditë. Zjarri po shkon drejt fshatit Gështenjas dhe mund të rrezikoje banesat. Vatra zjarri ka pasur edhe në fshatin Qinam të Tiranës, në Mbreshtan të kolonjës, në sinametaj të peqinit, por që nuk kanë paraqitur rrezikshmëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta