Mbrojtja nga Delta, efikasiteti i vaksinës kundër rasteve më të rënda deri në 95%

13 Gusht 2021 | 14:26

Rritja e të infektuarve me COVID-19 e kryesisht me variantin Delta, cilësuar një variant më i transmetueshëm, ka detyruar shumë shtete të rikthejnë disa masa kufizuese e të forcojnë thirrjet që qytetarët të vaksinohen sa më shpejt. Ekspertët vlerësojnë se vaksina mbetet arma kryesore për të mposhtur këtë virus.

Varianti Delta vijon të shkaktojë numrin më të lartë të të infektuarve në SHBA. Disa nga rastet e të infektuarve janë raportuar tek persona plotësisht të vaksinuar, cilësuar pacientë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Por me rritjen e të vaksinuarve do të shtohet edhe numri i personave të infektuar me variantin Delta të cilët do të përballen me një situatë më kritike shëndetësore. Ekspertët vlerësojnë  se kjo nuk do të thotë se vaksina është joefektive.

Vlerësimet aktuale tregojnë se njerëzit e pa vaksinuar kanë më shumë gjasa të infektohen me COVID-19 dhe shumë më tepër të ngjarë të përjetojnë sëmundje simptomatike, ndërsa vaksinat zvogëlojnë në mënyrë drastike rrezikun e shtrimit në spital apo edhe vdekjen nga virusi. Kur jeton në një komunitet të vaksinuar  rreziku për tu infektuar është më i ulët. Studimet tregojnë se ndërsa Delta mund të shkaktojë infeksione të mëdha, vaksinat janë arma e fuqishme mbrojtëse kundër shtrimit në spital.

Ekspertët amerikanë vlerësojnë se efektiviteti i vaksinës kundër variantit Delta ka të ngjarë të jetë rreth 85 përqind, dhe efektiviteti i vaksinës kundër rasteve të  shtrimit në spital mund të jetë rreth 90 deri 95 përqind.

Ndaj ekspertët amerikanë bëjnë thirrje se rruga e vetme për të mbrojtur veten dhe ata që kemi pranë është vaksinimi. Për ta shqetësimi më i madh  janë personat e pavaksinuar.  Ndërsa personat e vaksinuar, dhe që preken nga DELTA , mund ta bartin virusin, por  periudha e bartjes është më e shkurtër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026