Xhaz dhe rock në Shkodër, të rinjtë e Ballkanit thyejnë tabutë e kufijve me muzikë
Muzika nuk ka kufij politikë as kulturorë dhe kjo frazë zë vend më së miri në Akademinë e Xhazit në qytetin e Shkodrës. Të rinj nga i gjithë Ballkani janë bërë bashkë duke hequr barrierat mes tyre për hir të muzikës, e cila përmes tingujve bashkon popujt.
Renato Sakica, nga Prizreni është vetëm 14 vjeç dhe ka prej 8 vitesh që ushtron fizarmonikën.
Renato vlerëson së tepërmi këtë eksperiencë dhe njohjen me kolegët e tij nga Ballkani, përfshirë dhe Serbinë.
Për Marko Zhojeviç, nga Serbia është hera e parë që vjen në Shkodër.
Marko shprehet se ka takuar në akademi miq shumë të mirë.
“Kam që nga e hëna në Shkodër dhe po ja kaloj shumë mirë këtu. Këto ditë kam mësuar shumë gjëra rreth dinamikës dhe gjëra si këto. Më pëlqen shumë Shkodra dhe është hera e parë që jam këtu, më pëlqejnë shumë vajzat. Unë luaj në instrumentin e akordit dhe pak në piano. Kam shoqëri me të gjithë këtu, edhe me ata nga Kosova, janë shokë shumë të mirë”, thotë i riu nga Serbia.
Instrumentistët e tjerë nga Mali i Zi dhe Italia vlerësojnë takimin mes shumë nacionalitetesh si një mundësi për të mësuar dhe miqësuar mes tyre.
“Kjo është hera e parë këtu, të themi që ndihem shumë mirë me grupin e djemve, është krijuar menjëherë bashkëpunimi, është një eksperiencë shumë e bukur. Ka një shumëllojshmëri nacionalitetesh këtu; vijnë nga Kosova, Serbia, Mali Zi. Unë jam italian, por vij nga Bullgaria”, thotë një instrumentist italian.
Florian Jakaj, drejtues i Akademisë thotë se është viti i pestë i kësaj akademie që organizohet në Shkodër. Sipas tij, muzika depërton kufijtë dhe bashkon popujt.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar