Qeveria e Kosovës konfirmon për Euronews Albania bisedimet me SHBA për afganët

15 Gusht 2021 | 12:44

Qeveria e Kosovës konfirmoi sot për Euronews Albania se ka zhvilluar bisedime me SHBA-të për të strehuar zyrtarë afganë.

Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, i tha Euronews se qeveria kosovare ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me autoritetet amerikane që prej mesit të muajit korrik.

“Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. ShBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë,” – tha Dalipi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, konfirmoi gjithashtu bisedimet me autoritetet amerikane rreth kësaj çështjeje.

Me një postim në Facebook më vonë gjatë së dielës, Osmani tha se ishte kontaktuar që më 16 korrik nga ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, i cili i kishte komunikuar kërkesat e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Ajo tha se kishte dhënë pëlqimin për pritjen e zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve afganë “pa asnjë hezitim apo kushtëzim”.

Më herët Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi gjithashtu se qeveria e tij ka pasur diskutime të ngjashme.

Përmes një postimi në Facebook Rama tha se nuk do t’u thotë jo kërkesave të SHBA për të strehuar zyrtarë apo bashkëpunëtorë të autoriteteve afgane.

Por Rama theksoi se kërkesa ka qenë për pritje të përkohshme sipas një operacioni që mund ta kthejë Shqipërinë në vend tranzit “për emigrantët politikë afganë që do kenë destinacion fundor SHBA-të”.

Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, grupi i shtetit islamik të talebanëve ka mësyrë strukturat lokale të shumicës së qyteteve. Aktualisht nën kontroll të autoriteteve afgane mbetet vetëm kryeqyteti, Kabuli.

Shumë shtete kanë nisur evakuimin e trupave të tyre diplomatike dhe bashkëpunëtorët e tyre nga Afganistani.

SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania dërguan ushtarë në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar me përgatitjen e evakuimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026