Biden fajëson ushtrinë afgane: Asgjë nuk do ndryshonte nëse forcat tona do qëndronin

17 Gusht 2021 | 09:35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka mbajtur një konferencë për shtyp mbrëmjen e së hënës ku ka folur për situatën në Afganistan, pas hyrjes së trupave talebane. Ai deklaroi se qëllimi i misionit amerikan ka qenë për të parandaluar një sulm terrorist, ndërsa shtoi se i qëndron vendimit të tij për të tërhequr trupat amerikane.

“Kanë kaluar 4 presidentë që ia kanë lënë përgjegjësinë njëri tjetrit. Unë nuk do ia lë presidentit te radhës. Unë jam presidenti dhe përgjegjësia bie mbi mua. Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin afgan. Ne do të udhëheqim me diplomacinë tonë, ndikimin tonë ndërkombëtar dhe ndihmën tonë humanitare. Ne do të vazhdojmë të flasim për të drejtat themelore të popullit afgan, të grave dhe vajzave, ashtu siç flasim në të gjithë botën”, u shpreh Joe Biden.

Biden ka veçuar se përgjegjësia është e liderëve afganë, për të gjetur konsensusin.

“Lideret afganë dështuan ne gjetjen e konsensusit. Dhënia fund e luftës më të gjatë është në interesin e popullit amerikan. “S’do të bënte asnjë ndryshim nëse forcat amerikane qëndronin 1, 5 apo 20 vite me shume ne Afganistan”, tha Biden.

Presidenti amerikan tha se nuk mund të sakrifikonte jetën e ushtarëve amerikanë, nëse vetë afganët nuk dëshironin të luftonin për vendin e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026