Nuk prekim asnjë grup etnik, premtojnë talebanët

18 Gusht 2021 | 08:35

Talebanët kanë qarkulluar të martën me automjetet e tyre në kryeqytetin afgan, me flamuj e me premtimin se nuk do të prekin asnjë grup etnik.

“Ky është një sistem ligjor dhe ne garantojmë njerëzit tanë, qofshin hazara, taxhikë, ose turq se nuk do të preken nga muxhahidinët tanë,” – u shpreh komandati i talebanëve Mawlavi Haq Dost.

Sipas tij ishte mbështetja e popullit që çoi në “dështimin e amerikanëve dhe në vendosjen e sistemit islamik”.

Ndërkohë, banorët e Kabulit deklarojnë se kanë shpresë te siguria dhe arsimimi i fëmijëve të tyre.

Fluturimet ushtarake për evakuimin e diplomatëve dhe civilëve nga Afganistani rifilluan të martën pasi pista që të çon drejt aeroportit të Kabulit u pastrua nga disa mijëra njerëz të dëshpëruar që përpiqeshin të arratiseshin pasi talebanët morën nën kontroll kryeqytetin.

Ditën e diel trupat amerikane morën nën kontroll aeroportin si të vetmen mënyrë për t’u larguar nga Afganistani, teksa militantët avancuan dhe morën nën kontroll të gjithë vendin, 20 vjet pasi trupat ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s u tërhoqën.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026