SHISH: Rekrutimet online për terrorizëm edhe në gjuhë shqipe

19 Gusht 2021 | 16:12

Shërbimi Informativ (SHISH) ka vërejtur se grupe me tendenca terroriste po radikalizojnë shqiptarët përmes internetit.

Në një raport të vitit 2020 SHISH thotë se individë të caktuar po shpërndajnë në rrjetet sociale materiale propagandistike për të rekrutuar mbështetës shqiptarë në rajon për qëllime terrorizmi.

Vitet e shkuara video me mesazhe kërcënuese nga shqiptarë që i ishin bashkuar zonave në konflikt në Lindjen e Mesme u bënë virale në rrjet. Por duket se rekrutimi i njerëzve për qëllime të tilla vazhdon.

“Gjuha shqipe zë një vend të konsiderueshëm në hapësirën online për sa u përket materialeve propagandistike. Propaganda në gjuhën shqipe, pavarësisht se ku dhe nga kush prodhohet, është një trafik me audiencë publikun shqipfolës,” – thuhet në raportin e SHISH.

Shërbimi Informativ thotë se radikalizimi vazhdon dhe në burgje, kryesisht nga të dënuarit për terrorizëm. Për këtë arsye sugjerohet izolimi i tyre nën regjim të rreptë njohur si “41-bis”.

“Shtetasit e dënuar për terrorizëm dhe mbështetës të tyre në sistemin e burgjeve kanë vijuar të mbajnë profil radikal dhe me tendenca radikalizimi të të tjerëve,” – thuhet më tej.

Kampet e Sirisë, ku ka dhe shqiptarë, sipas SHISH lehtësojnë terrenin për radikalizim dhe të familjarëve dhe fëmijëve të ish luftëtarëve të isis, ku ka dhe shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026