Talebanët vranë 9 burra të pakicës shiite Hazara, thotë Amnesty International

20 Gusht 2021 | 11:54

Militantët talebanë kanë torturuar dhe kanë masakruar brutalisht disa pjesëtarë të pakicës shiite Hazara të Afganistanit. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare “Amnesty International”.

Kanë qenë dëshmitaret ata që kanë rrëfyer për vrasjet e 9 burrave që kanë ndodhur në korrik në provincën lindore të Ghazni.

Në total thuhet se gjashtë burra u qëlluan, disa në kokë dhe tre u torturuan për vdekje, duke përfshirë “një burrë që u mbyt me shallin e tij”.

“Amnesty International” tha se hulumtuesit e saj kishin shqyrtuar provat fotografike pas vrasjeve.

Sekretarja e përgjithshme e Organizatës “Agnes Callamard” tha se “brutaliteti gjakftohtë i këtyre vrasjeve sjell në kujtesë veprimet e kaluara të talebanëve dhe është një tregues i tmerrshëm i asaj që mund të sjellë sundimi taleban në Afganistan”.

Komuniteti Hazara është grupi i tretë më i madh etnik i Afganistanit.

Hazarët etnikë kryesisht praktikojnë islamin shiit dhe janë përballur me diskriminim dhe persekutim afatgjatë në Afganistanin kryesisht sunit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026