Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari: Vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme sapo të mbarojë kriza e COVID-19

26 Mars 2020 | 19:44

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila deklaron se pas mocionit të mosbesimit për qeverinë “Kurti”, Kosova ka si të vetme alternativë për tejkalimin e kësaj situate, zgjedhjet e parakohshme.

Ajo shprehet kundër idesë së hedhur nga Presidenti, Hashim Thaçi për krijimin e një qeveri gjithëpërfshirëse. Atë që ndodhi një natë më parë në Parlamentin e Kovës, deputetja e VV-së e cilëson kthim në standardin e vjetër ku politikanët kërkojnë të ndajnë përfitimet dhe tenderat.

“Ranë maskat dhe u panë të gjitha qëllimet e atyre që nuk e duan qeverinë e reformave. Duan standardin e vjetër të ndarjes së përfitimeve dhe tenderave. Kryeministrin dhe qeverinë nuk e lufton vetëm opozita, por gracka i ka bërë dhe Presidenti”, deklaroi znj. Kusari-Lila.

Sipas saj, prishja e koalicionit qeverisë që zgjati vetëm 50 ditë duket se ka qenë i përgatitur pasi në letrat që Isa Mustafa i ka dërguar Kryeministrit, Albin Kurti nuk është përmendur asnjëherë mocioni i mosbesimit.

Lidhur me skenarët se çfarë pritet të ndodhi tashmë që vendi nuk ka një qeveri, znj. Kusari-Lila thotë se, si parti e parë, VV nuk mund të kalojë në opozitë pasi e drejta për propozimin e Kryeministrit i takon vetëm asaj.

“Nuk besoj se ka hapësirë për Albin Kurtin që të dalë në opozitë. Nuk mund të ketë qeveri pa partinë e parë dhe në çdo rrethanë i takon të propozojë kryeministrin”, u shpreh ajo.

Duke komentuar deklaratën e fundit të Presidentit, Hashim Thaçi se do të nisë konsultimet për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, deputetja e VV-së tha se, presidenti nuk ka asnjë kompetencë për të bërë këtë.

Duke përjashtuar çdo mundësi që VV të jetë pjesë e një qeveri siç propozon Thaçi, znj. Mimoza Kusari-Lila sheh si zgjidhje vetëm zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen pasi të kalohet situata e COVID-19.

“Ne nuk jemi republikë presidenciale, ai nuk ka kompetencë për qeveri gjithëpërfshirëse. VV nuk do të përfshihet në asnjë qeveri gjithëpërfshirëse. Në rrethanat që gjendemi sot, janë zgjidhje vetëm zgjedhjet e reja. Mobilizim i qeverisë aktuale dhe pasi të kalohet kjo situatë shkohet në zgjedhje”, u shpreh deputetja e VV-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021