18-vjeçarja dërgohet e pajetë në spitalin e Ferizajt, arrestohet një person
Një vajzë 18-vjeçare me iniciale M.O është dërguar e pajetë nga dy persona të dyshuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Pas hetimeve, Polica e Kosovës e ka cilësuar ngjarjen si “vrasje e rëndë” dhe ka arrestuar njërin prej shoqërusve të trupit, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Trupi i 18-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të tjera, për të mësuar dhe shkakun e vdekjes, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Mjekët e Spitalit në Ferizaj kanë deklaruar se vajza nuk kishte shenja jete në momentin që është gjetur në ambientet e jashtme të godinës së spitalit.
Pas arrestimit të një personi të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, prokuroria ka identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe autorin e dytë të dyshuar.
Sipas kryeprokuorit Jashari të prokurorisë themelore të Ferizaj, personi në kërkim bashkëjetonte me viktimën dhe ka qenë edhe më parë i dyshuar për disa raste vrasjesh, por që drejtësia i ka mbyllur çështjet e tij.
“Personi me inicialet D.K i njohur për Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë i cili ka një numër jashtëzakonisht të madh të rasteve mirëpo të gjitha rastet janë të mbyllura, ka qenë i dyshuar dhe akuzuar për vrasje për raste të natyrave të ndryshme penale…Personi me inicialet A.S është ngrit një aktakuzë ndaj tij ne vitin 2013 për tentim vrasje dhe ende nuk është mbajt shqyrtimi kryesor, dhe shqyrtimi kryesor sa i përket kësaj çështje penale të tentim vrasjes është i caktuar më 23 shtator të këtij viti”, u shpreh z. Jashari.
Kryeprokurori Jashari ka bërë të ditur se janë në pritje të rezultateve të autopsisë për të qartësuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçares.
“Për momentin shkaktari i vdekjes nuk dihet për shkak se është bërë autopsia dhe ende nuk e kemi pranuar raportin e autopsisë për të caktuar shkaktari i vdekjes çka është”, tha ai.
Kryeprokurori ka siguruar familjen e viktimës se prokurori i Shtetit është duke e trajtuar këtë çështje me seriozitet të lartë dhe së shpejti të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast do të dalin para drejtësisë.
Viktima me inicialet M.O është dërguar ditën e djeshme pa shenja jete në Emergjencë të Ferizajt, nga i dyshuari D.K me të cilin sipas familjarëve viktima po bashkëjetonte, dhe nga A.S i cili tashmë është arrestuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta