Trump akuzon Biden për ‘situatën e turpshme’ në Afganistan

23 Gusht 2021 | 14:38

Ish presidenti amerikan Donald Trump nisi një sulm të qëndrueshëm kundër presidentit aktual Joe Biden dhe mënyrës se si ai zgjodhi të menaxhonte situatën e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, të cilën ai e quajti “turpin më të madh të politikave të jashtme” në historinë e SHBA.

Trump, një republikan i cili e ka pohuar mundësinë se mund të garojë sërish për president në vitin 2024, e ka fajësuar vazhdimisht Biden, një demokrat, për rikthimin e militantëve talebanë në krye të Afganistanit, edhe pse tërheqja e forcave amerikane prej këtij shteti u negociua nga vetë administrata e Trump.

“Dalja problematike e Biden nga Afganistani është shfaqja më mbresëlënëse e paaftësisë nga një lider shteti,” tha Trump gjatë një tubimi të mbushur me mbështetësit e tij në Alabama, SHBA.

Liderët talebanë po mundohen të ndërtojnë një qeveri të re pasi forcat e tyre mësynë në të gjithë vendin, teksa ushtria amerikane vendosi të tërhiqej pas plot dy dekadash.

Nga ana e tij, Biden ka akuzuar ushtrinë afgane që refuzuan të luftonin, duke denoncuar qeverinë tashmë të mposhtur të Afganistanit dhe duke deklaruar se ai kish trashëguar një marrëveshje të keqe tërheqjeje të trupave nga ish-presidenti Trump.

Gjatë tubimit, Trump fajësojë Biden për situatën e krijuar, duke thënë se ai nuk e ka ndjekur aspak planin e administratës së tij, duke lënë pas mjete dhe pajisje ushtarake amerikane.

“Kjo nuk ishte tërheqje,” – tha Trump – ‘Ky ishte një dorëzim i gjithanshëm”.

Trump shtoi se talebanët, me të cilët ai kishte negociuar më parë, e respektonin atë. Ai gjithashtu tha se pushtimi i shpejtë i Afganistanit nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte qenë ende president.

“Ne mund të ishim larguar me nder,” tha Trump. “Ne duhet të kishim dalë me nder. Por në fakt, ne dolëm me komplet të kundërtën e nderit.”

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026