Liderët evropianë thirrje Biden për të zgjatur afatin për tërheqjen e trupave nga Afganistani
Udhëheqësit evropianë kanë shtuar thirrjet që Shtetet e Bashkuara të mbajnë trupat në Kabul edhe pas 31 gushtit, teksa përgatiten për një samit special të G7 të martën.
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe të tjerë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron po e shtyjnë Joe Biden që të zgjasë afatin e 31 gushtit.
Ky vendim, sipas tyre, do të ndihmojë në evakuimin e mijëra shtetasve të huaj, si dhe afganë që punuan ose mbështetën operacionin e NATO-s të udhëhequr nga amerikanët.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha të hënën se ishte “i shqetësuar për datën e ndërprerjes”.
Gjithashtu, Gjermania po bisedon me Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe aleatët e tjerë në mënyrë që të mbajë aeroportin e Kabulit të hapur për evakuime përtej 31 gushtit, tha ministri i Jashtëm, Heiko Mass.
“Ne duhet të vazhdojmë të flasim me talebanët, sepse natyrisht ata do të kenë një rol të veçantë për të luajtur në mënyrën se si funksionon aeroporti pas tërheqjes së trupave amerikane”, shtoi ai.
Por, talebanët kanë këmbëngulur që forcat perëndimore duhet të përfundojnë evakuimet deri në fund të muajit.
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se po rrit përpjekjet e tij të verifikimit dhe evakuimit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price u shpreh se duke filluar nga 22 gushti, 28 fluturime ushtarake amerikane evakuuan afërsisht 10.400 njerëz nga Kabuli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trump akuzon Biden për ‘situatën e turpshme’ në Afganistan
- Shtatë afganë vdiqën në aeroportin e Kabulit, njofton ministria britanike e Mbrojtjes
- Lufta në Afganistan shkaktoi mbi 50 mijë të vrarë
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.