Talebanët pengojnë largimin e afganëve nga vendi, shpërndajnë turmat jashtë aeroportit të Kabulit

24 Gusht 2021 | 15:46

Zëdhënësi taleban, Zabihullah Mujahid ka deklaruar se talebanët nuk do t’i lënë më shtetasit afganë të largohen nga aeroporti i Kabulit për shkak të situatës kaotike atje.

Gjatë një konference për shtyp, ai i bëri thirrje turmave që ndodhen momentalisht në aeroport të kthehen në shtëpi pasi siguria e tyre është e garantuar.

“Ne i kërkojmë amerikanëve,” tha ai “mos i inkurajoni afganët të ikin… Ne na duhet talenti i tyre.”

Ai shtoi se mediat afgane janë sërish në punë, njësoj si spitalet, shkollat, universitetet dhe pushteti vendor.

Gjatë deklaratës së tij për shtyp, Mujahid gjithashtu i kërkoi grave të qëndrojnë në shtëpi për momentin, për hir të sigurisë së tyre.

Partnerët e SHBA kanë paralajmëruar se ata nuk do të kenë mundësi të evakuojnë të gjithë ata që kërkojnë t’u ikin talebanëve, brenda datës 31 gusht.

Ndaj, ky paralajmërim vjen para mbledhjes së Samitit G-7, kur partnerët perëndimorë pritet t’i kërkojnë presidentit amerikan Joe Biden të shtyjë datën e tërheqjes së forcave ushtarake nga Afganistani pas 31 gushtit.

Trupat amerikane momentalisht e kontrollojnë aeroportin e Kabulit, nga ku rreth 58,700 njerëz, më së shumti shtetas afganë që kanë punuar për forcat e huaja po mundohen të evakuohen.

Talebanët thonë se ata nuk do të bien dakord me shtyrjen e datës, pasi kjo do të shkelte marrëveshjen me SHBA.

Trajtimi i grave nga talebanët do të jetë një “vijë e kuqe”, paralajmëruan Kombet e Bashkuara gjatë seancës emergjente të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026