Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 25-vjeçarit në Vlorë

25 Gusht 2021 | 10:18

Policia ka arrestuar Bledar Selmanajn si autorin e dyshuar të vrasjes së Xhuljano Bullarit në Babicë të Vlorës.

Sipas policisë, 39-vjeçari dyshohet se ka vrarë me armë zjarrin 25-vjeçarin për motive të dobëta.

Por, burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ka dyshime se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt për çështje kanabisi, pasi 25-vjeçari kishte njohje të mëparshme me 39-vjeçarin.

Gjatë kontrollit në banesën Bledar Selmanaj, në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, është gjetur e groposur në oborrin e banesës së tij, një pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se 39-vjeçari ka kryer vrasjen.

Po ashtu janë sekuestruar edhe disa veshje, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes, si dhe 1 aparat celular.

Xhuljano Bullari u gjet i vrarë 3 plumba mëngjesin e 21 gushtit në fshatin Babicë në Vlorë. Ai u qëllua me dy plumba në trup dhe një në kokë.

Policia tha se trupi i tij u gjet rreth orës 7:35 në një veturë tip “Fiat” ngjyrë e gjelbër, e cila nuk i përkiste atij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026