Danimarka dhe Suedia, dy vende fqinje por me politika izoluese kilometra larg njëra-tjetrës
Danimarka dhe Suedia bashkohen nga më shumë se vetëm një urë: pasuria, mirëqenia, taksat e larta janë vetëm disa prej gjërave të tyre të përbashkëta.
Por, kur vjen puna te trajtimi i coronavirusit, ato janë në trajektore shumë të ndryshme.
Më 13 mars, qeveria social demokrate daneze vendosi të mbyllë pothuajse gjithë sektorin publik. Më pas erdhën urdhër ndalimet të grumbullimeve sociale për më shumë se 10 persona dhe mbyllja e detyruar e restoranteve dhe kafeve.
Por në Suedi, kryeministri Stefan Lofven dhe Agjencia e Shëndetësisë Publike i kanë qëndruar larg ligjeve agresive. Qeveria e tij ende lejon grumbullimin deri në 500 persona, ndërsa restorantet dhe lokalet qëndrojnë të hapura nën rregulla të rrepta higjiene. Studentët janë dërguar në shtëpi ndërsa ciklet e ulëta vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.
“Strategjia në Suedi është fokusi mbi masat e distancës sociale për grupet që janë më të rrezikuara, si të moshuarit. Po mundohemi të marrim masa të bazuara në fakte”, thotë Emma Frans, mjeke epidemiologe në Institutin Karolinska.
Sipas kësaj logjike, nuk ka arsye që të mbyllen shkollat, vërejti ajo. Studimet tregojnë se fëmijët e përhapin shumë shpejt gripin, por nuk ndodh kështu me COVID-19. Nga ana tjetër, fëmijët që po qëndrojnë në shtëpi dhe që kanë nevojë për përkujdesje të rregullt mund të socializohen më shumë me qytetarët e grupeve të rrezikuara, si për shembull gjyshërit e tyre.
Në Danimarkë, Mette Frederikse ka deklaruar tashmë se do të “shkojë një hap më larg” me masat kufizuese.
Megjithatë, masat kufizuese që janë vendosur prej një muaji po shfaqin efektet anësore: 42,847 danezë janë regjistruar si të papunë nga data 9 mars deri në 24 mars, sipas agjencisë daneze të punësimit.
Ekonomisiti Lars Christenses nuk është kundër shtetrrethimit, por thotë se mungon një element i rëndësishëm:
“Pasojat ekonomike janë mjaft të dukshme për sa i përket rritjes së papunësisë dhe shitjeve. Kështu që, unë do të doja që qeveria të bëjë një lidhje të shifrave të pritshme të personave që mund të shtrohen në spital me politikat e tyre të shtetrrethimit. Nëse këto shifra rriten, atëherë mund të zbusim masat shtrënguese dhe të rimëkëmbim më shpejt ekonominë”, tha ai.
“Është e vështirë ta mbajmë botën në shtetrrethim derisa të mund të kemi një vaksinë pas 18 muajsh. Po mundohemi të përshtatemi me jetën e përditshme. Plani suedez është implementimi i masave që mund të praktikohen për një kohë të gjatë”, theksoi Frans.
Pyetja atëherë është, a do të ketë një rritje eksponenciale Suedia në krahasim me Danimarkën?
Deri tani, numri i të infektuarve në Danimarkë është 1,877 me 41 viktima dhe 2,855 të infektuar në Suedi dhe 77 viktima. Megjithatë, kjo e fundit ka parë një rritje të numrit të viktimave në vetëm dy ditët e fundit.
Lexoni gjithashtu:
Lufta ndaj COVID-19, Danimarka mbyll kufijtë
Coronavirus: Në Suedi shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të hapura
MPJ njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi dhe Slloveni
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta