Kosova shtyn nisjen e vitit të ri shkollor, ndalohet lëvizja pas orës 22:00

27 Gusht 2021 | 16:28

Pas konsultimit me komunat e vendit, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka vendosur të aplikojë masa të reja kufizuese pas rritjes së infektimeve me COVID-19.

Në kuadër të tyre, qytetarët nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Masat e reja kanë prekur edhe sistemin shkollor. Viti i ri shkollor është vendosur të shtyhet deri më 13 shtator, në varësi të prirjes së pandemisë.

Kufizime do të aplikohen edhe në sektorin e gastronomisë, ku subjektet do të lejohen të punojnë në ambiente të jashtme deri në 21:30 të mbrëmjes.

Drejtor ekzekutiv i Asiciacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Euronews Albania se në diskutim me ministrin Arben Vitia është rënë dakord që të shtohen 1116 personel në sektorin e shëndetësisë për të bërë menaxhimin e situatës.

Po ashtu është vendosur që deri më 13 shtator institucionet e vendit të punojnë me staf esencial. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 16 persona humbën jetën dhe mbi dy mijë të tjerë rezultuan pozitivë me coronavirus.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026