Imuniteti ndaj COVID-19, SHBA po prodhon teste gjaku që identifikojnë antitrupat që luftojnë virusin

28 Mars 2020 | 09:09

Ndërsa shumë studiues në SHBA e jo vetëm janë duke punuar ditë e nate për të zbuluar sa më shumë të dhëna rreth coronavirusit, një test i ri gjaku ofron mundësinë për të zbuluar se kush mund të ketë imunitet, një fakt i rëndësishëm në betejën për të parandaluar virusin.

Disa laboratorë  dhe kompani mjekësore po nxitojnë të prodhojnë këto teste gjaku, të cilat mund të identifikojnë shpejt antitrupat që luftojnë sëmundjen te njerëzit që tashmë janë infektuar, por mund të kenë pasur simptoma të lehta.

Kjo është e ndryshme nga testet e realizuara deri më tani. Teste të tilla janë relativisht të lira dhe të thjeshta dhe mund të japin rezultate në 10 deri në 15 minuta. Një zhvillim i tillë mund të bëjë kontrollin më të lehtë se sa testet diagnostikuese të deritanishme.

Ekspertët shprehen se derisa  virusi është i ri, mbetet të shihet nëse njerëzit që prodhojnë antitrupa ndaj COVID-19 janë në të vërtetë imunë. Sidoqoftë, mbeten ende shumë pikëpyetje, duke përfshirë faktin sa zgjat imuniteti ndaj këtij virusi të ri, sa të sakta janë testet dhe si do të përfundojë testimi.

Për momentin, numri i njerëzve që kanë arritur të luftojnë virusin mbetet  panjohur.

“Dy pyetjet thelbësore sipas mjekëve janë: a janë të mjaftueshme ato antitrupa për t’i mbrojtur ata që të mos ri-infektohen? Pra, a mund të kthehen në punë, në shkollë, aktivitetet e tyre të përditshme, duke ditur se ” Unë jam imun “?

Dhe sa do të zgjasë? sepse kjo është një sëmundje e re, është e vështirë të thuhet nëse ato do të zgjasin për disa muaj apo për të gjithë jeten .Ekspertët e sëmundjes infektive thonë se imuniteti ndaj COVID-19 mund të zgjasë për disa muaj dhe mbase një vit ose më shumë bazuar në studimet e tyre për  coronaviruse të tjera, përfshirë (SARS), e cila u shfaq në vitin 2003. Por, ata paralajmërojnë se nuk ka asnjë mënyrë që të dihet  saktësisht se sa do të zgjaste imuniteti me COVID-19, dhe mund të ndryshojë nga personi në person. Testimet vijojnë duke marrë mostra  gjaku nga  persona të infektuar për të verifikuar rezultate e antitrupave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026