Shtëpia e vjetër e librave, qendra kulturore “Berk” feston 1-vjetorin mes projekteve të reja
Shtëpinë e stërgjyshes së saj të dashur prej qerpiçi dhe tullash, Anna Shkreli e ka kthyer sot në një shtëpi botuese dhe qendër kulturore. “Berk” shtëpia më e re e miqve të librit, mendimit të lirë dhe debatit ka bërë 1 vit, megjithatë kjo shtëpi nuk mbetet kurrë vetëm një alternative sepse ofron më shumë.
Sapo hapim portën që mban numrin 13, të shfaqet menjëherë dhoma e mbushur me rafte të gjatë dhe librat e radhitur aty.
“Një nga gozhdët e mia në zemër ka qenë kjo shtëpi, shtëpia e stërgjyshes sime, që është kontakti im i parë me Shqipërinë. Është bërë për të mos humbur autenticitetit dhe aurën që ajo ka”, tregon Anna Shkreli.
Filozofia e Berkut është ngritur jo vetëm për të botuar, por për të formuar ndërlidhjen me komunitetin, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kushtuar letrave dhe debateve.
“Unë mendoj se një nga boshllëqet më të mëdha që kemi në kulturë sa i takon industrinë krijuese është mungesa e lidhjes mes komuniteteve të kulturës, lexuesve dhe atyre që e prodhojnë këtë industri”, shprehet ajo.
Në “Berk” mund të gjesh tituj të rrallë dhe duket se kjo pasuri tenton që lexuesin tonë ta bëjë më eksperimental.
Edhe “Berk” ka një filozofi në përzgjedhjen e librave duke i kushtuar hapësirë të veçantë atyre shqip, dhe shumë shpejt asaj për fëmijë.
Në një shëtitje të vogël, në “Berk” gjejmë edhe objektet e vjetra të shtëpisë së stërgjyshes së Annës, një shtëpi karakteristike kryeqytetase, mes tyre edhe dy vepra origjinale nga arkitekti i mirënjohur Maks Velo. Të gjitha shkrihen bukur mes ngjyrave aromës së librave. Duket se “Berku” ruan intimitetin që të gjithë kërkojmë teksa endemi për të njohur realitete të reja mes rreshtave.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 14:45 Nën presion nga sulmet e SHBA-së, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian