Recep Tayyip Erdogan shton masat kundër COVID-19, Turqia pezullon fluturimet ndërkombëtare

28 Mars 2020 | 12:23

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia ka pezulluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare për hyrje dhe dalje të pasagjerëve në mënyrë që të pengohet rritja e rasteve të infektuarve nga coronavirusi.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e numrit të lartë të personave në Turqi që humbën jetën nga virusi. Shkalla e të prekurve në shtetin turk ka tejkaluar shumicën e vendeve të tjera me më shumë se 2,000 raste në një ditë të vetme. Deri më tani, numërohen gjithsej më shumë se 5,000 raste të infektuar dhe 92 të vdekur gjithsej.

Presidenti u bëri thirrje qytetarëve që të vetëkarantinoheshin si dhe të dilnin nga shtëpia vetëm në raste emergjente. Pas këtij vendimi, ai paralajmëroi se në disa nga qytetet e Turqisë do të mbahen konferenca të ndryshme për të diskutuar rreth masave që do të merren dhe nëse është e nevojshme për t’i ashpërsuar ato edhe më tej.

Duke u përpjekur për të eleminuar virusin,Turqia kufizoi gjithashtu udhëtimet nëpërmjet linjës së autobusave ndërkombëtarë si dhe mbylljet e parqeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026