Përditësimi i situatës së COVID-19 në botë, Spanja raporton numrin më të lartë të viktimave në një ditë

28 Mars 2020 | 13:38

Autoritetet spanjolle kanë raportuar të shtunën për një numër rekord viktimash në një ditë, 832 persona që nga dita e djeshme, duke e çuar numrin total të fataliteteve në 5,690.

Deri më tani, Spanja ka 65,719 raste të konfirmuara. 

Megjithatë, Italia mbetet vendi më i prekur në botë pasi raportoi ditën e djeshme 969 viktima. Gjithsej, 9,134 persona kanë humbur jetën në Itali nga COVID-19 me 86,498 raste të konfirmuara.

Përgjatë Europës, vendet kanë marrë masa për të frenuar përhapjen e sëmundjes, teksa Hungaria dhe Irlanda i janë bashkuar vendeve që janë në shtetrrethim gjatë së premtes.

Franca dhe Belgjika, të cilat ndodhen prej afërsisht dy javësh në karantinë, kanë shtyrë afatin e politikave izoluese edhe me dy javë të tjera, një ditë pasi Spanja shpalli të njëjtën gjë.

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar të shtunën se do të hapë dy spitale të reja në ditët e ardhshme.

Dy godinat, një në Birmingham dhe një në Mançester do të ofrojnë si fillim 500 shtretër.

Lajmërimi erdhi vetëm një ditë pasi kryeministri Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë deklaruan se kishin rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Mbretëria e Bashkuar raportoi për 181 viktima të reja të premten, duke e çuar numrin total në 759 ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me coronavirus është 14,543.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara u bënë i pari vend në botë që regjistron më shumë se 100 mijë raste të konfirmuara gjatë së premtes, sipas përllogaritjeve të Universitetit John Hopkins, 18 mijë prej të cilëve u raportuar vetëm dje.

SHBA gjithashtu njoftoi se 345 persona kishin humbur jetën nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, një shifër rekord për vendin, me një numër total viktimash prej 1,475.

Shifra totale e rasteve të konfirmuara në rang global ka shkuar mbi 600 mijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026