Ndahet nga jeta artisti Sherif Merdani

29 Gusht 2021 | 20:30

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare artisti i mirënjohur shqiptar Sherif Merdani. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa kanë qenë të shumtë ata që kanë shprehur dhimbje për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Këngëtari i muzikës së lehtë shqipe Sherif Merdani ka qenë i dënuar politik për disa vite me radhë. Festivali i 11-të i Radio Televizionit Shqiptar qe një goditje fatale për Merdanin, por edhe për disa disa kolegë të tjerë të tij, të cilët u përndoqën dhe u dënuan me burg nga regjimi i Enver Hoxhës.

Merdani nuk njihej vetëm si këngëtari që i këndoi nënës dhe dashurisë, por shërbeu qartësisht si një simbol rezistence ndaj censurës në art dhe muzikë.

Presidenti i Republikës Meta, kryeministri Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Basha vdekjen e Merdanit, e konsideruan si “humbje të madhe” për artin dhe muzikën e lehtë shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026