2 të rinj vdesin në Japoni pas injektimit me vaksinën Moderna

30 Gusht 2021 | 10:00

Dy persona vdiqën pasi morën injeksionet e vaksinës Moderna, tha të shtunën Ministria japoneze e Shëndetësisë.

Dy viktimat, të moshës 30-vjeç vdiqën këtë muaj brenda disa ditësh nga marrja e dozave të dyta të vaksinës Moderna, sqaroi më tej ministria, e cila theksoi se këto ngjarje janë nën hetim.

Japonia ndaloi përdorimin e 1.63 milionë doza të Moderna-s të dërguara në 863 qendra vaksinimi në të gjithë vendin, më shumë se një javë pasi shpërndarësi vendas, “Takeda Pharmaceutical Co”, mori raporte se në vaksina kishte ndotës.

“Në këtë kohë, ne nuk kemi asnjë dëshmi se këto vdekje janë shkaktuar nga vaksina Moderna COVID-19”,  thanë në një deklaratë të shtunën vetë kompania Moderna, ku u theksua se është e rëndësishme të kryhet një hetim zyrtar për të përcaktuar nëse ka ndonjë lidhje.

Qeveria gjithashtu ka thënë se asnjë çështje sigurie ose efikasiteti nuk ishte identifikuar dhe pezullimi i tre grupeve të Moderna ishte një masë paraprake.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026