Kalimi i COVID-19 dhe vaksinimi ofrojnë mbrojtje të dyfishtë, sipas studimit izraelit
Mbrojtja imunitare natyrale që zhvillohet pasi dikush kalon një infeksion me SARS-CoV-2 si dhe marrja e të paktën një vaksine anti-COVID ofrojnë një mburojë shumë të fortë kundër variantit Delta.
Këto ishin përfundimet e një studimi të gjerë izraelit që përfshiu 2.5 milionë njerëz, dhe që u shoqërua me një paralajmërim për të mos u infektuar qëllimisht.
Këto përfundime demonstrojnë fuqinë e sistemit tonë imunitar por ekspertët e sëmundjeve infektive theksojnë se vaksinat kundër COVID-19 mbeten sidoqoftë një mbrojtje e lartë kundër komplikimeve serioze dhe vdekjes. Ata gjithashtu paralajmërojnë se infektimi i qëllimshëm mes njerëzve të pavaksinuar është jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Studiuesit shtuan gjithashtu se një nga përfundimet e këtij studimi ishte se njerëzit që kishin kaluar infeksionin COVID-19 dhe kishin marrë një dozë të vaksinës ishin shumë më të mbrojtur ndaj ri-infektimit se sa ata që e kishin kaluar një herë virusin dhe nuk ishin vaksinuar.
“Ne vazhdojmë ta nënvlerësojmë rëndësinë e imunitetit që ofron infektimi natyral … sidomos kur [infektimi] ka ndodhur kohët e fundit,” u shpreh Eric Topol, shkencëtar mjekësor në Scripps Research. “Dhe kur e përforcon atë, duke marrë një dozë të vaksinës, e çon imunitetin në nivele që nuk mund të arrihen me asnjë lloj vaksine për momentin.”
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta