“Katar 2022”, kuqezinjtë stërviten në shi para duelit me Poloninë

30 Gusht 2021 | 21:40

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të hënën një seancë stërvitore në Varshavë në kuadër të ndeshjes ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Në stërvitje morën pjesë thuajse të gjithë lojtarët me përjashtim të Marash Kumbullës, i cili bashkohet në mbrëmje me grupin.

Programi stërvitor u zhvillua në reshjet e vazhdueshme të shiut, ndërkohë që lojtarët u impenjuan në ushtrime taktike, duke provuar vendosje të ndryshme në fushë.

Me ekipin është bashkuar sot edhe debutuesi Ernest Muçi, i cili ka qenë i impenjuar me klubin e Legias së Varshavës në transfertë të dielën mbrëma. Për këtë arsye Muçi është stërvitur veçmas me përgatitësit atletikë për një pjesë të seancës.

Situata është e qetë dhe grupi është në gjendje të mirë, pasi nuk ka asnjë problem me dëmtimet. Kuqezinjtë do të vijojnë sipas programit stërvitor edhe ditën e martë, ndërkohë që të mërkurën do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore një ditë para sfidës me polakët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026