Durrësi i pari për leje ndërtimi, Tirana në krye për më shumë metër katror
Tre mujorin e dytë të vitit 2021 ka pasur një rritje të konsiderueshme të lejeve të ndërtimit në krahasim me një vit më parë tregojnë të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave.
Për këtë periudhë janë dhënë 347 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 209 leje të miratuara një vit më parë duke shënuar një rritje prej 66%.
Ndonëse Durrësi (100 leje ndërtimi) është qarku me numrin më të madh të lejeve duke ia kaluar Tiranës (86), në kryeqytet do të ndërtohet pesë herë më shumë metra katrorë se sa në qytetin bregdetar.
Në Durrës për 100 leje ndërtimi do të ketë rreth 77 mijë metra katrorë ndërtim, ndërsa në Tiranë për 86 leje do të ndërtohen rreth 374 mijë metra katrorë tregojnë shifrat e INSTAT.
Në total, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2021, është 544.127 m2, nga 322.294 m2 miratuar në tremujorin e dytë 2020, duke shënuar një rritje prej 68%.
Në tremujorin e dytë 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 23,1 miliardë lekë. Vetëm në Tiranë vlera arrin në mbi 12.6 miliardë lekë.
Ndërtimi mbetet një prej sektorëve kryesorë të industrisë në Shqipëri, ndërsa gjatë dy viteve të fundit ka marrë një tjetër hov për shkak edhe të rindërtimit nga tërmeti shkatërrimtar i nëntorit 2019.
Shqipëria ka marrë mbi 1 miliard euro grante dhe kredi nga vende të Bashkimit Evropian dhe më gjerë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta