Makina përfshihet nga flakët pasi furnizohet me gaz, lëndohen 2 persona në Korçë
Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së mërkurës në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.
Si pasojë, drejtuesi dhe pasagjeri kanë marrë djegie të shumta në fytyrë dhe trup.
Burime bëjnë me dije se makina është furnizuar me gaz në një prej pikave të karburantit në aksin rrugor Korçë-Maliq, në vendin e quajtur Gryka e Pocestës.
Sapo ka dalë në rrugë nga kjo pikë karburanti, mjeti është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik te drejtuesi dhe pasagjeri. Në kushte të tilla, drejtuesi i mjetit i përfshirë nga flakët ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal në anë të rrugës.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të lënduarit. Ndërkohë, policia ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta