Griezmann kthehet te Atletico, sulmuesi firmos me kampionët e Spanjës në limitet e merkatos

1 Shtator 2021 | 09:06

Antoine Griezmann është një lojtari i Atletico Madrid. Në limitet e merkatos, Barcelona dhe kampionët e Spanjës kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të transferuar francezin, i cili është huazuar tek ish-skuadra e tij me të drejtë blerje në fund të sezoni.

Mediat spanjolle raportojnë se Atletico mund të blejë përfundimisht kartonin e lojtarit për shifrën e 40 milionë euro në fund të sezonit. Në vitin 2019, Barcelona e bleu sulmuesin për vlerën e 120 milionë eurove pikërisht nga Atletico Madrid në vitin 2019. Një lëvizje e detyruar për Barcelonën, që ndodhte në një situatë financiare të vështirë, pasi në pak javë largoi nga skuadra Leo Mesin e tashmë Antoine Griezmann.

Edhe PSG ka bërë një lëvizje në limitet e merkatos, pasi nënshkroi me Nuno Mendes. 19-vjeçari i cili është aktivizuar me kampionët e Sporting Lisbon ka nënshkruar me francezët, të cilët kanë aplikuar huazimin me të drejtë blerje. Kjo lëvizje pritet ti kushtojë PSG-së 40 milionë euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026