Megaoperacion antidrogë Shqipëri-Spanjë-Gjermani, arrestohen 107 persona

1 Shtator 2021 | 11:20

107 persona, mes të cilëve 60 shqiptar, u arrestuan gjatë një megaoperacioni antidrogë mes Shqipërisë, Spanjës dhe Gjermanisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu mori pjesë në një konferencë për shtyp në Madrid, Spanjë ku u prezantuan rezultatet e operacionit të koduar “DOBRA”.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

Një ngarkesë e sekuestruar në fund të 2020 në kryeqytetin e Gjermanisë ku u arrestuan 3 shqiptarë hodhi hapat e para të hetimeve për goditjen e këtij rrjeti kriminal. Hetimet u zhvendosën në Spanjë ku lokalizua vendqëndrimi i drejtuesve të këtij grupi. Falë bashkëpunimit ndërkombëtar me Gjermaninë, Shqipërinë dhe EUROPOL u zbulua se rrjeti trafikantëve drejtohet nga një familje shqiptare, që banonte në Gjermani dhe Spanjë.

Gjatë fjalës së tij, Veliu tha se nuk do ta ndalojnë operacionin në këtë moment por do të vijojnë duke identifikuar të gjitha pasuritë që mund të kenë ardhur si rezultat i aktivitetit kriminal në Shqipëri. Sipas tij duke goditur pjesën ekonomike, do të bëhet i mundur dhe paralizimi i grupit të strukturuar.

Në fund, drejtori i përgjithshëm i policisë shprehu dëshirën për të vijuar punën në operacione të tjera me kolegët spanjollë.

Për ngjarjen reagoi dhe kreu i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca. Sipas tij bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026