Lajçak zhvillon sot takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiç në Slloveni

1 Shtator 2021 | 12:09

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të zhvillojë sot takime të ndara në Bled të Sllovenisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky takim është në funksion të negociatave të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.

“Ne duhet të pajtohemi në atë se si ta përgatisim takimin e kryenegociatorëve, temat dhe çështjet e takimit. Jeta vazhdon dhe ne duhet t’i ndjekim zhvillimet”, ka thënë Lajçak.

Ndërkohë në Bled të Sllovenisë po mbahet forumi strategjik ku marrin pjesë Komisioneri për Zgjerim, Varheyi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe homologu i tyre kroat.

Kryeministri i Kosovës njoftoi se është takuar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkovicit.

Në një reagim në Twitter, Kurti shkruan: “Fillova ditën time në Forumin Strategjik të Bled, duke u takuar me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkovic. Ne diskutuam ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë”.

Një ditë më parë ky takim u njoftua edhe nga kryeministri kroat përmes një letre dërguar Albin Kurtit.

Ndër të tjera në letër ai informon dhe me gjendjen e të plagosurve nga aksidenti tragjik në “Sllavonski Brod” të Kroacisë ku humbën jetën 10 persona.

Kryeministri kroat e ka njoftuar kryeministrin Kurti se sipas informatave të Ministrisë së Shëndetësisë, 44 kosovarë të aksidentuar kanë marrë trajtim në spitalet kroate.

Vetëm një person ndodhet ende në mjekim intensiv.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026