Mësuesit me probleme shëndetësore mes detyrimit dhe dyshimeve për vaksinën
Mësuesit janë pjesë e grupit që e kanë të detyruar të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e COVID- 19. Por si është pritur ky vendim prej tyre. Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës në Tiranë, Hajrije Kuka tregon se mësuesit që kanë probleme shëndetësore, janë më skeptikë.
“Ka dhe disa raste që duke pasur probleme shëndetësore nuk dimë si duhet të veprojmë, që të mos e marrin vaksinën se kanë frikën se mund t’u ndikojë në shëndetin e tyre. Në rast se është e shëndetshme dhe ka frikë, duhet të bëjë PCR një herë në muaj”, tregon znj. Kuka.
Megjithatë, nuk kanë munguar as rastet që kanë hezituar për t’u vaksinuar.
“Me përhapjen e variantit Delta shumë duan të mbrojnë veten. Me vaksinën e parë, për arsye të dyshimeve që kishin ishin skeptikë, por më pas e panë që ishte e domosdoshme”, thotë ajo.
Në vendin tonë janë rreth 30 mijë mësues, nga të cilët deri në mars mbi 6000 janë vaksinuar sipas të dhëna të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Shifër kjo që pritet të rritet deri më 30 shtator, që është dhe afati i fundit i propozuar dy ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve që mësuesit të vaksinohen.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta