Brenda aeroportit vetëm pasagjerët, masat e reja në Rinas nga 6 shtatori
Janë pamje të zakonshme në aeroport kur njerëzit presin apo përcjellin të afërmit.
Nga data 6 shtator, brenda aeroportit të Rinasit do të mund të futen vetëm pasagjerët dhe jo persona të tjerë që mund t’i shoqërojnë.
Me rritjen e infektimeve nga COVID-19 që këtë javë i kapërcyen 1000, vjen dhe kjo masë.
“Ka për qëllim të reduktojë kontaktin dhe mundësinë e infektimit të njerëzve të tjerë. Kushdo që udhëton mund të shohë se terminali i pasagjerëve është plot. Për të ulur volumin e personave në të, qeveria ka marrë vendim që vetëm udhëtarët mund të hyjë brenda dhe të pashoqëruar me familjarë apo miq”, shprehet Constantin von Alvensleben, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Sipas rregullave të reja, nga 6 shtatori ata që hyjnë në territorin shqiptar duhet të provojnë se nuk janë të infektuar me COVID.
Aeroporti është plot. Statistikat kanë treguar se numri i personave që fluturuan nga dhe drejt Rinasit është më i lartë se ai i 2019-s, që mbahej rekord.
“Kemi një numër të lartë fluturimesh. 60-70 fluturime në ditë. Një sportel është vendosur enkas për pasagjerët që duhet të plotësojnë formularin e detyrueshëm pfl, që tregon lëvizjet e tyre në shtetin ku udhëtojnë. Italia e kërkon të printuar, Greqia online”, tregon von Alvensleben.
“Nuk e dinim këtë gjë. Sapo na u njoftua dhe po mbajmë radhën edhe këtu”, thotë një qytetar.
1,586 persona në ditë është numri më i ulët i pasagjerëve që kanë udhëtuar në Rinas gjatë gushtit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Komiteti Teknik ashpërson masat anti-COVID, kushte të reja për të hyrë në Shqipëri
- Rihapja e kufijve ajrorë shoqërohet me rritjen e çmimit të biletave në aeroportin e Rinasit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta