PDK kritikon qeverinë Kurti se nuk ka një plan për vitin e ri shkollor
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar qeverinë Kurti për mungesë plani në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor.
Sipas PDK-së, qeveria po rrezikon që nxënësit të humbasin vitin shkollor.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Muzafer Shala në një konferencë për mediat tha se Ministria e Arsimit në Kosovë duhet të shikojë mundësitë për mësim online, pasi “për shkak të keqmenaxhimit me pandeminë shkollat janë të mbyllura”.
“Sot rreth 25 mijë nxënës do të duhej të fillonin klasën e parë, por për fat të keq për shkak të keq menaxhimit të pandemisë fëmijët janë në shtëpi dhe shkollat janë të mbyllura. Nuk ka asnjë plan për fillimin e vitit të ri shkollor”, u shpreh Muzafer Shala.
Për shkak të pandemisë me COVID-19, qeveria e Kosovës më 28 gusht ka vendosur për shtyrjen e fillmit të vitit të ri shkollor më datë 13 shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta