Ronaldo tregon kush e bindi të kalonte tek Manchester United
Cristiano Ronaldo pranon se ish-trajneri Alex Ferguson ka luajtur rol kyç në kthimin e tij tek Manchester United.
“Ai më pëlqen shumë dhe ai ishte njeriu kryesor që unë të jem në këtë pozitë, që nënshkrova me Manchester Unitedin”.
Ai ka treguar se ka ruajtur kontaktet e vazhdueshme me Fergusonin gjatë dekadës së fundit.
Lojtari i kombëtares së Portugalisë thekson se Ferguson ka pasur ndikim edhe në tranferimin e tij të parë kur kaloi nga Lisbona në Angli.
“Siç e dinë të gjithë, që kur pata nënshkruar me Manchester Unitedin në moshën 18-vjeçare, Sir Alex Ferguson ishte çelësi. Mbaj mend kur luajtëm kundër Manchesterit kur isha në Sporting Lisbonë”, tha Ronaldo.
Fituesi i pesë “Topave të Artë” u shpreh se Ferguson ka qenë një “baba sa i takon futbollit” dhe arritjeve të tij.
“Sir Alex Ferguson është si baba për mua në futboll. Ai më ka ndihmuar shumë, ai m’i ka mësuar shumë gjëra dhe sipas mendimit im, natyrisht, ai luajti rol të madh për shkak të lidhjes që kemi pasur, në kemi qenë në kontakt tërë kohën. Ai është njeri i jashtëzakonshëm”, tha Ronaldo.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta