Bullgaria notë proteste RMV pas dëmtimit të flamurit pranë ambasadës
Bullgaria i ka dorëzuar një notë proteste Maqedonisë së Veriut pas dëmtimit të flamurit të ambasadës së tyre në Bitola.
Ministria e Jashtme e Bullgarisë pretendon se ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës.
Ministria e cilësoi incidentin si “një tjetër përdhosje ndaj simboleve kombëtare bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Zyrtarët bullgarë gjithashtu janë shprehur të shqetësuar se incidente të tilla po vijnë duke u shtuar.
Sofja deklaroi se ka marrë në pyetje kreun në detyrë të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut dhe se i dorëzuan atij një notë proteste.
“Kemi shprehur indinjatën tonë të thellë ndaj këtij incidenti” shkruan më tej ministria e Jashtme në një deklaratë botuar të martën.
“Çdo veprim që shpreh urrejtje kundër një tjetër vendi, apo qytetarëve të tij, bie ndesh me vlerat themelore të shoqërive demokratike moderne dhe cenon promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.
Nga ana tjetër, edhe ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka dënuar incidentin dhe është zotuar se do të hetojë ngjarjen për të zbuluar personin përgjegjës.
“Ky akt vandalizmi dhe papërgjegjshmërie nuk duhet të njëjësohet në asnjë mënyre me popullsinë e këtij qyteti tradicionalisht konsullor dhe kozmopolit”, thuhej në deklaratën e tyre.
“Këto sjellje të izoluara dhe të pakontrolluara nuk kontribuojnë aspak me përpjekjet për të thelluar miqësinë, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve”, shkruhej më tej.
Maqedonia e Veriut gjithashtu deklaroi se ky incident dëmton përpjekjet e vendit për t’u integruar në Bashkimin Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta