Përballja Gjeorgji-Kosovë, formacionet zyrtare

2 Shtator 2021 | 17:11

Kombëtarja e Gjeorgjisë dhe ajo e Kosovës në orën 18:00 do të zbarkojnë në stadiumin “Batumi” për të zhvilluar ndeshjen e parë të kualifikimeve në fazën e grupeve për Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” gjenden në Grupin B së bashku me Gjeorgjinë dhe kombëtaret e tjera si ajo e Spanjës, Suedisë dhe Greqisë.

Kur kanë mbetur më pak se 60 minuta nga fillimi i sfidës, dy trajnerët e kombëtareve kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje.

Gjeorgjia do të zresë në fushë me skemën (4-2-3-1): Loria, Chabradze, Kashia, Khocholava, Azarov; Abujania, Kankava, Tsitaishvili, Kiteishvili, Qazaishvili, Kvilitaia.

Kurse tekniku i Kosovës ka zgjedhur t’i përgjigjet kundërshtarit me këtë modul loje (4-3-3): Muric, Hadergjonaj, Fidan Aliti, Rrahmani, Vojvoda; Valon Berisha, Ibrahim Dresevic, Besar Halimi, Elbasan Rashani, Vedat Muriqi, Lirim Kastrati.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026