‘Jepjani vendeve që janë prekur më shumë nga pandemia’, Koreja e Veriut refuzon vaksinat
Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se Koreja e Veriut ka kërkuar që rreth 3 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që i janë ofruar, të dërgohen në vende të tjera të cilat janë prekur më shumë nga pandemia.
Vaksinat që iu ofruan Koresë së Veriut ishin të kompanisë kineze “Sinovac”, pjesë e programit COVAX, që ka për qëllim të ndihmojë vendet e varfra me doza të vaksinës anti-COVID.
Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut refuzon vaksina kundër coronavirusit. Në muajin korrik, ky vend refuzoi rreth dy milionë doza të vaksinës AstraZeneca, pasi kishte shqetësime rreth efekteve të mundshme anësore. Gjithashtu vendi komunist ka refuzuar disa herë vaksina të ofruara nga Rusia.
Koreja e Veriut ka shprehur dyshime mbi efikasitetin e vaksinave anti-COVID. Mediat shtetërore raportojnë shpesh për raste në Shtetet e Bashkuara dhe Europë, ku individët kanë reaguar negativisht ndaj vaksinës.
Koreja e Veriut nuk ka regjistruar zyrtarisht asnjë rast me COVID-19 që nga data 19 gusht.
Ndërkohë, shteti i izoluar ka vendosur masa të rrepta kufizuese që nga fillimi i pandemisë. Koreja Veriore ishte një ndër vendet e para që i mbylli kufijtë në janar të vitit të kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rreziku i mpiksjes së gjakut nga vaksinat është shumë më i ulët sesa nga infektimi me COVID, thotë studimi britanik
- S’ka prova se vaksinat anti-COVID ndikojnë në pjellori, sipas OBSH-së
- Vendet që kanë injektuar më shumë doza vaksinash në rang global
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni