Cilat janë vendet me më shumë gra në qeveri

3 Shtator 2021 | 14:12

12 nga 15 ministrat e kabinetit të ri qeveritar në Shqipëri, i prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, janë gra.

Në një raport të publikuar disa muaj më parë nga ‘Visual Capitalist’, mbështetur në të dhënat e Un Women dhe The Inter-Parlamentary Union, Shqipëria renditej mes 10 vendeve me më shumë gra në qeveri, konkretisht në vendin e nëntë me 53,3 për qind. Por, kabineti i ri, 80 për qind e të cilit do të drejtohet nga ministre gra, me gjasë e ndryshon këtë raport.

Qeveria Rama 2, ku ministrat ndryshuan disa herë, kishte së fundmi në përbërjen e vet 9 ministre gra dhe 7 ministra burra.

Por cilat janë vendet e botës me më shumë gra në qeveritë e tyre?

Raporti i ‘Visual Capitalist’ tregon se vetëm 14 vende të botës nga 195 të marra në shqyrtim kanë të paktën 50 për qind gra që mbajnë poste ministrore në qeveritë e tyre.

Sipas raportit, shtetet me më shumë gra në qeveri janë:

  • Spanja, 66, 7 për qind
  • Finlanda 61, 1 për qind
  • Nikaragua 58, 8 për qind
  • Kolumbia, 57, 9 për qind
  • Austria 57, 1 për qind
  • Peruja 55 për qind
  • Suedia, 54, 9 për qind
  • Ruanda 53, 6 për qind
  • Shqipëria 53, 3 për qind
  • Franca 52,9 për qind.

Në qeveritë e vendeve të Ballkanit gratë zënë një peshë të vogël të posteve ministrore. Konkretisht qeveria e Malit të Zi ka 22 për qind gra, Republika e Maqedonisë së Veriut 21, 7 për qind, Serbia 19,1 për qind, Kroacia 20 për qind.

Në listë ka edhe vendet me 0 për qind gra në qeveri si Arabia Saudite, Brunei, Vietnami, Papua New Guinea, Tailanda dhe disa shtete të vogla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026