Tensione në Mal të Zi, protesta kundër kurorëzimit të peshkopit serb

4 Shtator 2021 | 14:21

Përshkallëzohen tensionet etnike në Malin e Zi, pasi Kisha Ortodokse Serbe konfirmoi se peshkopi i saj i ri në Malin e Zi, do të kurorëzohet  të Dielën në Cetinje, pavarësisht ankesave nga partitë opozitare dhe organizatat  të vetëshpallura patriotike.

Ky event i cili zhvillohet në kryeqytetin e vjetër mbretëror ka zemëruar disa malazezë, të cilët pretendojnë se mbajtja e ceremonisë atje është një fyerje për “luftën shekullore të Malit të Zi për sovranitet”, duke bërë thirrje që ceremonia të mbahet diku tjetër.

Por, Kisha Ortodokse serbe thotë se i gjithë metropolitani i saj në historinë e vendit u kurorëzua në Manastirin e Cetinjes, duke paralajmëruar kundër politizimit të ceremonisë tradicionale të kishës.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic dhe deputetët e partisë së tij kanë njoftuar se do të marrin pjesë në protestat që priten të zhvillohen në Cetinje, duke akuzuar Kishën Serbe se po punon për të minuar pavarësinë e Malit të Zi.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero paralajmëroi se inkurajimi i intolerancës etnike dhe fetare është i rrezikshëm për sigurinë, ndërsa raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon-  kritikoi ish-autoritetet për nxitjen e tensioneve në vend.

Sipas Von Cramon, ish-elita e korruptuar dhe luftarake që kapi shtetin, së bashku me ‘kundërshtarët zyrtarë’ të tij në Serbi, po përpiqen të destabilizojnë situatën në Mal të Zi duke shfrytëzuar tensionet rreth ceremonisë së Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje.

Partitë dhe organizatat qytetare u bënë thirrje organizatorëve të protestave që të qëndrojnë larg dhunës.

“Ka pasur propagandë në disa media të lidhura me strukturat kriminale, dhe ata vazhdimisht po përpiqen të ngrenë tensionet. Këto tensione po provokohen nga ata që nuk arritën të shkaktojnë incidente kur humbën pushtetin gushtin e kaluar. Shpresoj se qytetarët nuk do t’i mbështesin ata”, u shpreh zvkryeministri Dritan Abazovic dy ditë para eventit.

Mali i Zi, i cili shpalli pavarësinë në 2006, është një shoqëri multi-etnike e ndarë midis atyre që e konsiderojnë veten malazezë, atyre që identifikohen si serbë dhe grupeve të tjera më të vogla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026