17 vjet nga triumfi historik i Shqipërisë kundër Greqisë

4 Shtator 2021 | 15:08

Data 4 shtator shënon një ngjarje historike për Shqipërinë, të paktën në aspektin sportiv.

Si sot 17 vjet më parë, kuqezinjtë arritën të bënin krenarë sportdashësit pasi mposhtën kombëtaren e Greqisë në shifrat 2:1.

Greqia vinte në Tiranë me petkun e kampiones së Evropës, kampionat ky, i cili u zhvillua në Portugali.

Para ndeshjes, tifozët shqiptarë pritën kombëtaren greke me sloganet “Këtu nuk është Portugali” dhe në fakt ashtu ndodhi pasi helenet u mundën në Tiranë.

Gjatë Kampionatit Evropian askush nuk i kishte mposhtur grekët, por ishte Shqipëria ajo që i rezervoi këtë shije të hidhur.

Golat, të cilët mposhtën kampionët në fuqi të Evropës mbajnë firmën e Ardian Aliajt dhe Edvin Muratit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026