21 të vdekur në Kosovë nga COVID-19

4 Shtator 2021 | 15:19

Pandemia e COVID-19 vijon të përkeqësohet, pavarësisht masave kufizuese, që ka aplikuar qeveria Kurti.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë thotë se 21 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 1278 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore pohojnë se kjo shkallë pozitiviteti është konfirmuar pas kryerjes së 10 mijë testeve të dyshuara.

Nga nisja e fushatës së vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 injeksione.

Aktualisht janë në total 26.534 raste aktive, ndërkohë autoritetet inkurajojnë qytetarët t’u drejtohen qendrave shëndetësore me qëllim marrjen e vaksinës anti-COVID.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026